Marku prokurorëve: Keni zvarritur çështjet

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, iu ka dhënë një “shuplakë” të fortë prokurorëve ditën e sotme, në fjalën e mbajtur gjatë analizës vjetore të Prokurorisë së Tiranës.

Ajo tha se ngarkesa ka qenë e madhe, ndonëse vlerësoi se kanë punuar mjaftueshëm.

Sipas saj, kjo ngarkesë e madhe ka ulur ndjeshëm cilësinë dhe efektivitetin në punë.

“Ju nuk jeni përqendruar aq sa duhet në hetimin e çështjeve të rëndësishme dhe mund të thuhet se në pak raste ndonjë prej tyre ka përfunduar me ngritje akuzash apo me dërgim për gjykim. Janë konstatuar zvarritje të pajustifikuara në hetimin e çështjeve, ka çështje të rëndësishme që rrinë prej vitesh në sirtarët e prokurorisë”, u shpreh Marku.

Aktualitet

Archives