Malajzia dhe Zelanda e Re do të bashkëpunojnë kundër terrorizmit

Qeveritë e Malajzisë dhe Zelandës së Re kanë vendosur të veprojnë së bashku në luftën kundër terrorizmit pas sulmit terrorist që ndodhi në dy xhamitë në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëvendëskryeministri i Zelandës së Re, Winston Peters i cili mëngjesin e sotëm ka mbërritur për një vizitë zyrtare dyditore në Malajzi, në Kuala Lumpur është takuar me homologen e tij malajziane, Wan Azizah Wan Ismail.

Wan Azizah, në fjalimin e saj në konferencën e përbashkët për media pas takimit i ka përcjellë homologut Peters ngushëllimet në emër të qeverisë malajziane për 50 personat që kanë humbur jetën në sulmin terrorist më 15 mars në Christchurch. Ajo tha se “Ne ramë dakord për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe për të luftuar problemin e terrorizmit”.

Peters gjatë ditës do të zhvillojë takime edhe me ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Saifuddin Abdullah dhe me liderin e partisë “Drejtësia Popullore”, Enver Ibrahim.

Aktualitet

Archives