Macron: Esadi duhet të gjykohet si kriminel

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi të martën se presidenti sirian, Beshar Esad ishte një kriminel dhe duhet të përgjigjet për krimet e tij para drejtësisë ndërkombëtare duke shtuar se i përkiste popullit sirian për të zgjedhur i lirë drejtuesin e tij.

“Beshar Esadi është një kriminel, ai duhet të gjykohet dhe të përgjigjet për krimet e tij para drejtësisë ndërkombëtare”, deklaroi Macron në një konferencë shtypi duke theksuar se i përkiste popullit sirian të zgjidhte i lirë drejtuesin e ardhshëm.

”Por, unë nuk e shikoj shkarkimin e tij si parakusht, thjesht nga një pikëpamje pragmatiste”, shtoi Macron.

Aktualitet

Archives