Lulzim Basha lë një derë të hapur për bashkëpunim me Ilir Metën

Lulzim Basha ka lënë një portë të hapur për bashkëpunim me Ilir Metën, vetem nese kryeparlamentari gjatë rrugës përmbush vlerat mbi të cilat opozita po zgjeron koalicionin e saj. Kreu i demokrateve i beri keto deklarata ne emisionin Studio e Hapur, te Eni Vasilit.

Portën e lë hapur, por çfarë duhet të kapërcejë gjatë rrugës për tek Lulzim Basha, për dikë mund të jenë pengesa e për dikë mundësi…
Duke deklaruar se koalicioni që do të ndërtojë do të mbështet vetëm mbi vlerat e një programi që ju çon pushtet qytetarëve dhe luftës kundër krimit dhe drogës, pyetjes nëse ftonte në koalicionin e tij edhe Ilir Metën, kryetari i opozitës ju përgjigj dukë ia lënë kreut të LSI barrën e provës: I përmbush ai dhe forca e tij politike këto vlera apo jo?
Dilema e kreut demokrat është si të thyejë steriotipin e numrave, emrave dhe mbiemrave që paracaktojnë rezultatin e zgjedhjeve. Këtë e quan telenovelë turke për të cilën një pjesë të fajit ia faturon medias. Qytetarët sipas tij nuk po kërkojnë një burim të pastër që turbullohet rrugës.
Basha deklaroi se qeveria teknike është e vetmja rrugë për garantimin e zgjedhjeve të lira në kushtet kur krimi i organizuar dhe droga janë shtrirë në gjithë territorin.
Dhe zgjedhjet e para janë ato të Dibrës. I bindur në fitoren e Sherefedin Shehut, Basha garantoi se është marrë çdo masë për të ruajtur votën.

Aktualitet

Archives