Lu dhe Vlahutin pas takimit në PD: Të vendosur që reforma të kryhet

Pas rreth 2 orësh takim në Grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ambasadori amerikan Lu dhe ambasadorja e BE-së Vlahutin, sqaruan se u diskutuan disa çështje të rëndësishme që do t’i shërbejnë miratimit të reformës në drejtësi.

“Unë përfaqësoj një vend që për më shumë se 100 vite ka luftuar të mbajë Shqipërinë sovrane, demokratike e të sigurt dhe që në 25 vitet e fundit, ne kemi punuar për të arritur gjëra të mëdha. PD ka luajtur një rol vendimtar në historinë postkomuniste të Shqipërisë. Presim që kjo të vazhdojë në kontekstin e reformës në drejtësi”, – tha shkurtimisht Lu pas takimit me grupin demokrat.

“Ka qenë një diskutim shumë konstruktiv. Sqaruam disa çështje që nuk ishin të qarta më parë por çfarë është më e rëndësishme është se në të gjithë kemi rënë dakord që jemi partnerë e aleatë të Shqipërisë dhe në ditët në vijim të gjithë energjitë tona t’i vendosim që  kjo reformë të kryhet . Natyrisht edhe zbatimi i kësaj reforme do të jetë i një rëndësie të madhe për BE dhe do sigurohemi që do të ketë një mekanizëm shumë serioz për ta monitoruar. Që ajo që shkruhet në letra të bëhet realitet”, – u shpreh Vlahutin.

Aktualitet

Archives