“Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin!”

Hidhen tymuese drejt gjykatës së Apelit Shkodër. Proteste para gjykates: Lironi kuksianët, arrestoni Saimir Tahirin”

Familjarë të të arrestuarve por dhe protestues janë mbledhur para gjykatës. Ndërkohë disa deputetë të PD-së, si Edi Paloka dhe Salianji apo Albana Vokshi kanë hyrë në gjykatë.

Në një prononcim për Ora News, deputetja demokrate Grida Duma tha se ishte aty për të mbështetur kuksianët për të mos lejuar padrejtësitë.

Forcohen masat e sigurisë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës ku në orën 11:00 do të mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.

Avokatët e tyre, që apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë lirimin e 11 protestuesve.

Prokuroria i qëndron asaj mase sigurie që u vendos në Gjykatën e Shkallës se Parë arrest me burg.

Seanca do të ndiqet nga deputetë të opozitës por edhe banorë të Kukësit që do të jenë të pranishëm  në mbështetje të të arrestuarve.

Aktualitet

Archives