Ligji i Vetingut nga sot është në fuqi

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e arsyetuar për ligjin e Vettingut. Kështu nga sot ky ligj shumë i debatuar është në fuqi.

Kërkesa e PD u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese me 6 vota kundër dhe vetëm 2 pro kërkesës së opozitës, Gani Dizdari dhe Besnik Ymeri

Kryetari Bashkim Dedja dhe anëtarët Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha dhe Fatos Lulo votuan kundër kërkesës së PD për shfuqizimin e ligjit të Vettingut.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pro ligjit më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi erdhi pas opinionit final të Komisionit të Venecias, që e konfirmoi ligjin.

Ligji i Vettingut ka në thelb të tij pastrimin e drejtësisë shqiptare nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, ndërsa procesi do të jetë i monitoruar edhe nga ekspertët e OPDAT dhe të Euralius.

Aktualitet

Archives