Ligjet e Reformën në Drejtësi, Lu dhe Vlahutin, kokë me kokë me Metën e Xhafën

Parlamenti do të votojë nesër gjashtë ligjet që përbëjnë Reformën në Drejtësi, por ambasadorët më të pushtetshëm në Shqipëri kanë vendosur që të mos ia lenë asgjë rastësisë apo vullnetit të partive politike. Kështu, Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë filluar takimet më funksionarë të rendësishëm në vend, persona kyç për Reformën në Drejtësi siç janë Ilir Meta apo Fatmir Xhafaj.

Dyshja Lu dhe Vlahutin u takuan fillimisht me Metën sot paradite duke qendruar disa minuta në zyrën e tij për të kaluar më pas në një takim me kreun e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafajt dhe sigurisht që fokusi i diskutimit ishte ligjet në fjalë, të cilat Partia Demokratike po përgatitet që t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Aktualitet

Archives