Lezhë, masivi shkëmbor bie mbi autobus, plagosen dy vajza

Një autobus që transportonte vajza e gra punonjëse të një firme u godit nga një masiv shkëmbor në aksin Lezhë-Shëngjin, duke rrezikuar të shkaktojë një tragjedi. Për pasojë dy të reja, mbeten të plagosura, njëra nga të cilat ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës pasi ka marrë goditje në kokë. Drejtuesi i autobusit thotë se kaluan momente paniku, ndërsa  mes grave pati edhe prej atyre që u ra të fiktë. Rrëshqitja e gurëve dyshohet se është shkaktuar nga reshjet e shiut të një natë me parë, ndërsa në zonë pritet që zona të monitorohet nga ekspertët për të përcaktuar nëse ka rrrezik në vijim.

Rrëshqitja e një masivi gurësh nga mali përmbi rrugën kryesore Lezhë-Shëngjin, rrezikoi të shkaktojë një tragjedi të ngjashme me atë të Torovicës të tetorit të vitit të kaluar ku një shkëmb ra mbi një makinë dhe la pas tri viktima.

Këto pjesë shkëmbi përfunduan në pjesën fundore të këtij autobusi që transportonte vajza e gra drejt fabrikës ku ato punojnë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:00 të mëngjesit pranë vendit të quajtur Knallë.

Për pasojë kanë mbetur të lënduara, një 21-vjeçare nga Zejmeni dhe një 23-vjeçare nga Treshi, që të dyja jashtë rrezikut për jetën.

Por 21 vjeçarja ka marrë plagë me të rënda dhe është transportuar për kurim më të specializuar në Qendrën e Traumës në Tiranë.

Aktualitet

Archives