Leku zhvlerësohet ndaj valutave

Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku është zhvlerësuar të enjten ndaj monedhave të huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro këmbehet sot me 126.18 lekë, rreth 0.25 pikë më shumë se një ditë më parë. Dollari amerikan ka fituar 0.59 lekë kundrejt monedhës vendase ndërsa paundi britanik ka forcuar pozitat sot me 0.20 lekë dhe franga zvicerane me 0.50 lekë.

Sipas aktorëve të tregut, prania e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë ka forcuar disi valutat dhe kryesisht monedhën europiane euro, e cila u zhvlerësua ndjeshëm që prej fillimit të këtij viti, ndërkohë që vihet re se, rritjet janë modeste dhe më shumë interpretohen si një situatë stabilizimi. ata

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 109.43 +0.59
Euro EUR 126.18 +0.25
Poundi Britanik GBP 143.47 +0.20
Franga Zvicerane CHF 109.73 +0.50
Jeni Japonez (100) JPY 99.13 +0.27
Dollari Australian AUD 80.55 +0.13
Dollari Kanadez CAD 82.14 +0.28
Korona Suedeze SEK 12.24 0.00
Korona Norvegjeze NOK 13.37 +0.07
Korona Daneze DKK 16.92 +0.02
SDR SDR 154.06 +0.86
Ari(OZ 1) XAU 138167.41 -363.05
Argjend(OZ 1) XAG 1776.49 +10.02
Juani Kinez (onshore) CNY 16.84 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 16.82 +0.01
Lira Turke TRY 23.01 +0.07

Aktualitet

Archives