Kuvendi shpall vendin vakant për Kryetarin e KQZ, kriteret për kandidatët

Kryetarja aktuale e KQZ-së Lefteri Luzi përfundon mandatin e saj më 11 tetor 2016. Në këto kushte Kuvendi i Shqipërisë me anë të një njoftimi ka shpallur vendin vakant për kryetarin e ri të KQZ-së, ndërsa specifikon dhe kriteret për kandidatët dhe caktohet data 30 shtator si data përfundimtare e dorëzimit të dokumentacionit.

Pasi u shqyrtuan afatet e përfundimit të mandateve të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se në datë 11.10.2016, përfundon afati i emërimit në detyrë të Kryetares së KQZ-së, zonjës Lefterie Luzi (Lleshi). Në këto kushte, Kuvendit i lind detyrimi ligjor për të bërë plotësimin e vendit që rezulton vakant pas kësaj date.

Në lidhje me procesin e prezantimit të kandidaturave dhe për të vijuar më pas me procedurat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor për përzgjedhjen e Kryetarit të ri të KQZ-së, Kuvendi i Shqipërisë njofton të gjithë personat e interesuar se:

Kriteret ligjore, që duhet të plotësojnë kandidaturat për anëtar të KQZ-së, janë ato të parashikuara në nenin 12, pika 2 e Kodit Zgjedhor.

Anëtar i KQZ -së mund të emërohet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili përmbush këto kritere:

të jetë me moshë mbi 35 vjeç;
b) të jetë me arsim të lartë;
c) të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet punë, të paktën në një nga fushat e mëposhtme:
i) në fushën e së drejtës;
ii) në administratën publike;
iii) në administrimin e zgjedhjeve;

1. iv) si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike apo politikat publike;

ç) të mos jetë i dënuar penalisht;

2. d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit;

dh) të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit;
e) të mos ketë qenë pjesëtar në 5 vitet e fundit në Policinë e Shtetit, në Forcat të

Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;
ë) të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës.

Në mbështetje të Kodit Zgjedhor, çdo shtetas që beson se plotëson kriteret, mund të paraqitet si kandidat për t’u emëruar Kryetar i KQZ-së.

Kërkesa paraqitet e shoqëruar me dokumentacionin përkatës, që provon përmbushjen e kritereve ligjore për anëtar të KQZ-së.

Kandidatët, bashkë me dokumentacionin që provon përmbushjen e kritereve ligjore, duhet të dorëzojnë të plotësuar dhe të nënshkruar edhe formularin e vetëdeklarimit, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është data 30 Shtator 2016.

Dokumentacioni dorëzohet pranë Sekretarisë (Zyra e Protokollit të Kuvendit).

Pas kësaj date të gjitha aplikimet do t’i përcillen Komisioni të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, i cili është Komisioni përgjegjës, që brenda afateve të përcaktuara dhe duke ju referuar CV-së dhe dokumentacionit shoqërues, merr në shqyrtim përmbushjen e kritereve ligjore dhe meritën e çdo kandidature.

Aktualitet

Archives