Kuvendi i Shqipërisë miraton komisionin hetimor për 25 prillin, rrëzon “Becchetti”-n

Kuvendi miratoi sot ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar të propozuar nga opozita për zgjedhjet e 25 prillit, teksa rrëzoi ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”.

Kuvendi rrëzoi edhe 3 dekrete të Presidentit të Republikës.

Kuvendi rrëzoi me 76 vota kundër dhe 43 vota pro dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 25, të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

Kuvendi rrëzoi me 76 vota kundër dhe 43 vota pro dekretin “Për kthimin e ligjit “Për miratimin e aktit normative me fuqinë e ligjit nr. 26, të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. “Për buxhetin e vitit 2021”.

Kuvendi rrëzoi me 76 vota kundër dhe 43 vota pro dekretin “Për kthimin e ligjit “Për të huajt””.

Kuvendi miratoi me 83 vota Rezana Konomin si anëtare të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës.

Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021” u miratua unanimisht me 123 vota pro.

Kuvendi rrëzoi me 76 vota kundër dhe 43 vota pro projektvendimin “Për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjell si pasojë vendimin e arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.

Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”, me dakordësi të dy grupeve parlamentare, sipas kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar të PS, u vendos për shtyrjen për votim në javën e ardhshme.

Aktualitet

Archives