Kukan: Ka përshëndetur marrëveshjen Rama-Basha

Anëtari i Parlamentit Evropian Eduard Kukan ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Përmes një statusi në Twitter, Kukan shkruan se është shumë i lumtur për marrëveshjen e arritur mëngjesin e sotëm nga Rama dhe Basha.

“Shumë të lumtur që shohim lajme të mira nga #Albania këtë mëngjes pasi kryeministri Rama dhe Lulzim Basha arritën një marrëveshje për #elections”, shkruan Kukan.

Më herët edhe një prej protagonistëve kryesorë në arritjen e marrëveshjes politike mes Ramës dhe Bashës, ambasadori amerikan Lu, ka përshëndetur kompromisin mes palëve.

Në faqen e Facebook-ut të ambasadës amerikane, Lu shkruan: “Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij tek forca e demokracisë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për udhëheqësinë dhe kurajon personale në farkëtimin e kësaj marrëveshjeje. Bravo kolegëve nga Bashkimi Europian, OSBE dhe Washingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike të Shqipërisë”.

Ndërkohë edhe zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka përgëzuar marrëveshjen, duke deklaruar se ajo është në interes të shqiptarëve. “Urime për marrëveshjen për zgjedhje të lira. Marrëveshja në interes të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në reagim.

Edhe kreu i OSBE-së, Bernd Borchardt uron mazhorancën dhe opozitën për kompromisin e arritur. “Urime qeverisë dhe opozitës për marrëveshjen. Jemi gati për të mbështetur reformën zgjedhore për zgjedhje të lira e të ndershme”, thuhet në reagim.

Aktualitet

Archives