Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë mesazh për Krishtlindjet

Në prag të Krishtlindjeve, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë – Durrësit, George Frendo, dha mesazhin e tij për të gjithë besimtarët e krishterë për këtë festë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mesazhin e tij, kreu i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Frendo, ia kushtoi më shumë tërmetit që preku Shqipërinë, ku tha se nata e 26 nëntorit ka qenë një tragjedi e madhe, por “edhe rast që shumë njerëz, shqiptarë si edhe të huaj, të tregonin solidaritetin e tyre me ata që kanë humbur një ose më shumë persona të vdekur nën rrënoja, dhe me ata që kanë humbur shtëpinë”.

“Ne, si Kishë Katolike, por jo vetëm ne, jemi duke ndihmuar shumë persona që po vuajnë pasojat e tërmetit”, tha Frendo.

Në mesazhin e tij, Frendo theksoi më tej se: “Vlerësoni më shumë gjërat e bukura në këtë vend dhe tiparet e bukura që keni trashëguar si popull, ndër të cilat sot përmend veçanërisht solidariteti që tregoni në rast fatkeqësie”.

Programi për festën e Krishtlindjeve do të vazhdojë në Katedralen Katolike të Shën Palit në Tiranë me meshën në prani të besimtarëve.

Me datë 25 dhjetor besimtarët e krishterë në Shqipëri do të kremtojnë festën e Krishtlindjeve, që shënohet si festë zyrtare në vend.

Aktualitet

Archives