Kryeministri Rama premton rritje ekonomike mbi 5% në 2019-ën

Albania's Prime Minister Edi Rama, in a televised address in the capital, Tirana, on Friday.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha të enjten se është gati për të nisur rrugën e re për një rritje ekonomike mbi 5 për qind në 2019.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama shkruan “gati për të nisur rrugën e re. Lehtësim drastik i burokracisë për qytetarët dhe biznesin. Fuqizim i shërbimeve. Rritje ekonomike mbi 5% në 2019”.

Ky postim i Kryeministrit Rama vjen pas mbledhjes së dytë informale të qeverisë në Velipojë.

Ditën e shtunë pritet që Kuvendi të japë votëbesimin për qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama.

Aktualitet

Archives