Kryeminstri i Shqipërisë uron besimtarët katolikë: Pashkë të gëzuara

Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët katolikë me rastin e  Festës së Pashkës.

“Pashkë të gëzuara”, tha Rama, duke shpërndarë një video nga kremtimet e Pashkës katolike dhe shpresës që ajo sjell për njerëzimin.

Katolikët në mbarë botën kremtojnë sot Pashkët, Ringjalljen e Krishtit.

Si asnjëherë tjetër në vendin tonë, që nga koha e rënies së diktaturës komuniste, këtë vit në këtë ditë të shenjtë katedralet dhe kishat ishin të boshatisura, ndërsa besimtarët i ndoqën ritet nga televizori dhe i kryen në shtëpitë e tyre. ATA

Aktualitet

Archives