Kreu i ri i bashkisë Kavajë betohet në Prefekturë

Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali bëri betimin e tij në ambientet e Prefekturës. Kjo për shkak se në godinën e Bashkisë po protestohet nga mbështetës të Partisë Demokratike.

Krali, i shoqëruar nga deputetë të PS-së dhe Prefektja, pritën për pak kohë në kafe. Dhe momentin kur u nisën për tu futur në bashki, turma e simpatizantëve bllokoi hyrjen. Pas këtij incidenti, Krali, prefektja dhe të tjerët u tërhoqën përkohësisht për të qëndruar përsëri në Prefekturë.

Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali bëri betimin e tij në ambientet e Prefekturës. Për shkak se në godinën e Bashkisë po protestohet nga mbështetës të Partisë Demokratike.

Isa Sakja, ish-kryetari i bashkisë Kavajë, tha se për të kjo është një ditë e zakonshme pune. Në një prononcim për mediat, Sakja ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe se duhet respektuar dekreti i presidentit. Në Kavajë tha Sakja kanë votuar vetëm 5 përqind e votuesve, e për pasojë qyteti nuk mund të qeveriset nga një pakicë aq e vogël.

Aktualitet

Archives