KQZ: Tensionohet situata, Zguri ikën nga mbledhja

Kreu i KQZ-së Klement Zguri tha se nuk do ta gjykojë vullnetin e presidentit Ilir Meta.

Mësohet se ai u ngrit nga mbledhja dhe u largua, duke pranuar se kjo nuk është kompetencë e tij ligjore për të interpretuar vendimin e kreut të shtetit.

“Duket si një lloj sfide, nga njëra anë kam zhdekretimi  e zgjedhjeve, por edh një mbledhje me dy kolegë. Unë mendoj se KQZ, duhet t’i bindemi një produkti të tillë, një dekreti. Nuk dua të gjykoj kompetencat e presidentit. Dekreti i presidentit është detyrues dhe duhet ta respektojmë vullnetin e tij.  Respktimi i ligjeve dhe hierarkisë duhet prevaluar. Refuzojë t’i futen kompetencave dhe arsyes së Presidentit. Për mua është një lloj sfide. Në këtë kuptim personalisht nuk e gjej me vend, që mundem të drejtoj këtë mbledhje, ku ka shumë debate të forta. Unë jamë detyruar të çohem.”, tha Zguri

Aktualitet

Archives