Koronaviruesi/ Ministria e Shëndetësisë: 34 raste të reja, shkon në 712 numri i të prekurve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 34  raste pozitive me COVID-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 712.

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik në komunikimin me mediet tha se “gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 247 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 34 raste pozitive me COVID19. Edhe pse ka një numër të lartë të rasteve sot, pjesa më e madhe janë asimptomatikë, pra pa shenja të sëmundjes dhe kryesisht janë kontakte të rasteve pozitive të mëparëshme”.

Qirjako tha se “vijon hetimi epidemiologjik në vatrën e Krujës, ku janë zbuluar 18 raste, të gjitha janë kontakte të rasteve të zbuluara para disa ditës, siç është edhe një rast në Mat, kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri”.

“Nga asnjë fasoneri tjetër nuk kemi deri më sot asnjë rast simptomatik. Kjo tregon qartë se në këtë përballje me coronavirusin, rolin kryesor e luan sjellja jonë në raport me rregullat”, – theksoi ajo.

Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, Qirjako u shpreh se “6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë”.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mat dhe zgjerohet në Krujë, Tiranë, Kukës, Kurbin, Berat, Fier, dhe Lushnje.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiran ë 289 raste
Shkodër 103 raste
Krujë 83 raste
Durrës 42 raste
Fier 37 raste
Kurbin 31 raste
Korçë 19 raste
Elbasan 18 raste
Kukës 18 raste
Lezhë 14 raste
Has 14 raste
Kavajë 9 raste
Lushnje 7 raste
Vlorë 5 raste
Pukë 5 raste
Mirditë 5 raste
Rrogozhinë 4 raste
Tropojë 4 raste
Berat 3 raste
Mallakastër 1 rast
Mat 1 rast

ATA

Aktualitet

Archives