Komiteti Teknik i ekspertëve në Shqipëri mban në fuqi masat ekzistuese antiCovid

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli ka njoftuar se masat antikovid do të mbeten të pandryshuara. Në kuadër të mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve, këtë të enjte, Rakacolli, ka bërë me dije se do të vijojë orari policor i kufizimit të lëvizjes nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Sipas saj, shifrat tregojnë një qëndrueshmëri në situatën epidemiologjike.

“Masat të cilat u propozuan para dy javësh kanë filluar ta japin efektin e tyre, ndaj mbetemi aty, duke vlerësuar më ngushtësisht efikasitetin e kësaj tendence uljeje. Masat që vazhdojnë të ngelen në fuqi, janë ato të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, duke nisur nga ora 20:00 deri në 06:00. Shkollat e mesme në ato vende të cilat u përcaktuan në 2-javëshin më përpara do të vijojnë online. Dhe universitetet do të vijojnë online, përveç provimeve të kombinuara. Fluturimet me Britaninë e Madhe vijojnë të mbeten të pezulluara. Thirrje qytetarëve, situata është delikate, duke qenë optimistë për këtë tendencë të lehtë uljeje të vazhdojmë të respektojmë masat dhe rregullat e higjienës”, tha Rakacolli.

Rakacoli bëri thirrje që të rinjtë të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e masave antikovid. “Komuniteti i të rinjve po preket në forma të rënda. Në repartet e kujdesit intensiv kemi të shtruar persona në moshë të re”, deklaroi Rakacolli.

Ata

Aktualitet

Archives