Komisioni i Venecias, Markert: Nuk do të ketë zgjedhje vendore më 13 tetor

Thomas Markert, Sekretari i Komisionit për Demokraci Përmes Ligjit, pohoi se nuk ka parë asnjë përgatitje për një proces të ri zgjedhor në vend, ndërsa mendimi për veprimtarinë e presidentit për 30 qershorin pritet të publikohet më 11 tetor.

I pyetur nga gazetarja Marsela Karapanço në lidhje me datën 13 tetor, të caktuar për zgjedhjet lokale nga ana e presidentit të Republikës, vetëm dy ditë pasi do të jepet opinioni final nga Komisioni i Venecias, Markert tha se është një koincidencë datash.

“Por unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor”, theksoi ai.

“De facto, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni”, tha ai, ndërsa nuk komentoi në lidhje me pyetjen nëse e ka shkelur Presidenti i Republikës ligjin me zhdekretimin e 30 qershorit.

Duke folur për takimet në Tiranë, ai tha se “opozita parlamentare nuk ka një qëndrim të unifikuar, por qëndrime të ndryshme. Ndërsa opozita jashtëparlamentare, i ka të qarta qëndrimet e saj”.

Në lidhje me qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama, Markert tha: “Ju e dini që Kryeministri Rama ka qenë shumë kritik për atë që bëri Presidenti i Republikës. Ne diskutuam dhe për rolin e presidentit. Çfarë ai duhet të bëjë, ka të drejtë të bëjë e çfarë jo, si dhe për pasojat e këtyre veprimeve”. ata

Aktualitet

Archives