Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra gjygjtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi pasditen e të mërkures rrëzimin e vendimit të KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Gjatë komunikimit të vendimit kreu i trupës gjykuese tha se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të paplotë dhe të pasaktë të pasurisë së tij në deklaratën e tij Vetting me qëllim shmangien nga kontrolli në kuadër të procesit të rivlerësimit të pasdurisë së tij në formën e likuiditetit në sistemin bankar për shkak se rezulton në pamundësi të burimeve të ligjshme për ta justifikuar.

Gjyqtari e kishte kaluar vettingun pak kohë më parë, por vendimi u ankimua nga Komisioni Publik për dy shkelje në lidhje me pasurinë që sipas Komisionerit Publik nuk janë hetuar siç duhet nga KPK.

Në listën e verifikimeve të paplota Komisioneri Publik përmend transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkëjetuesen e tij S.T.

Një tjetër gjetje e Komisionerit Publik lidhet me pretendimet se gjyqtari Islamaj s’duhet të kalonte vettingun pa një hetim të plotë.

Gjithashtu një tjetër çështje që u hetua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ishte dhe një kontratë huamarrje e vjehrrit të gjyqtarit me një person tjetër në vlerën e 3 milion lekëve, ku personi i pyetur nga Komisioneri Publik e mohon dhënien e këtij borxhi.

Aktualitet

Archives