Kokaina në Durrës, BE përgëzon Doganën dhe Policinë e Shtetit

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka përgëzuar autoritetet shqiptare për operacionin e suksesshëm sot në kapjen e 614 kg kokainë në portin e Durrësit.

Në reagimin zyrtar, ndër të tjera lavdërohet lufta e qeverisë shqiptare kundër krimit të organizuar.

Sakaq, në këtë reagimin inkurajohen autoritetet vendase për të vijuar me luftën e nisur ndaj krimit të organizuar, ku kjo e fundit sipas tyre nuk mund të fitojë mbi forcën e ligjit.

“Përgëzon doganën dhe policinë, për operacionin e suksesshëm në kapjen e 614 kg kokainë në portin e Durrësit. Ju lumtë dhe vazhdoni kështu me luftën kundër krimit të organizuar. Krimi i organizuar nuk mund të fitojë mbi forcën e ligjit. Shteti shqiptar duhet të jetë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar, të cilat përpiqen të zgjerojnë trafikun e drogës”, thuhet në reagimin zyrtar të delegacionit të BE-së në Tiranë. ATA

Aktualitet

Archives