Kapen 11 puçistë që sulmuan hotelin e Presidentit Erdogan

Në qytezën Ula të Muglas, në jugperëndim të Turqisë, janë kapur edhe 11 puçistë të tjerë, nga gjithsej 12 që ishin arratisur pas përpjekjes për t’i bërë atentat Presidentit Recep Tayyip Erdogan gjatë tentativës tradhtare për grusht shteti më 15 korrik…

Në qytezën Ula të Muglas, në jugperëndim të Turqisë, janë kapur edhe 11 puçistë të tjerë, nga gjithsej 12 që ishin arratisur pas përpjekjes për t’i bërë atentat Presidentit Recep Tayyip Erdogan gjatë tentativës tradhtare për grusht shteti më 15 korrik.

Disa ekipe të operacioneve speciale të Xhandarmërisë kanë mbërritur në zonë menjëherë pas një denoncimi se 12 puçistët në fjalë ishin parë të fshehur në një arë misri.

Forcat e rendit organizuan një operacion të shkallës dhe gjerë dhe arritën të kapin 9 puçistë, mes tyre edhe komandanti i skuadrës atentatore.

Puçistët e kapur u dërguan në Drejtorinë e Policisë në Mugla, ndërkohë që 4 prej tyre ishin të armatosur me nga një pistoletë.

Sakaq, ekipet e operacioneve speciale të Xhandarmërisë vijuan operacionin e shkallës së gjerë për 3 puçistët e tjerë të arratisur dhe në Ula arritën të kapin edhe 2 të tjerë.

Kështu u rrit në 11 numri i puçistëve të kapur, që ishin arratisur pas përpjekjes për t’i bërë atentat Presidentit Erdogan.

Ekipet e operacioneve speciale të Xhandarmërisë po ngushtojnë rrethin për të kapur edhe puçistin e fundit anëtar të skuadrës atentatore.

Burime të sigurisë turke kishin njoftuar se skuadra, që organizoi sulmin ndaj hotelit në Marmaris të Muglas, ku po kalonte pushimet Presidenti Erdogan, formohej nga gjithsej 37 ushtarë puçistë.

Pas sulmit të pabesë, të gjithë ushtarët puçistë të skuadrës atentatore ishin arratisur në pyjet e dendura të zonës përreth. Në operacionet e mëparshme ishin kapur 25 prej tyre, ndërkohë që gjykata kishte vendosur masën e arrestit me burg për 23 nga të dyshuarit.

Aktualitet

Archives