Kanosi me pistoletë banakieren e lokalit, pranga 46-vjeçarit nga Shkodra

Policia e kryeqytetit ka parandaluar një konflik, i cili mund të kishte përfunduar në një ngjarje tragjike. Në pranga është vënë Besnik Aliaj nga Shkodra, të cilit iu sekuestrua një armë zjarri në një lokal në Tiranë pasi kanosi banakieren shtetasen Q. N., 42 vjeçe.

Policia sqaron se: Më datë 21.12.2016, gjatë kontrolleve të ushtruara në terren nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, është marrë informacion dhe konstatuar një konflikt, në ambientet e një lokali, në Bulevardin “Zogu i Parë”, ku nga kontrolli i ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Besnik Alija, 46 vjeç, banues në Shkodër pasi në ambjentet e një lokali dyshohet se ka kanosur me një armë zjarri,  shtetasen Q. N., 42 vjeçe, banuese në Tiranë (kamarieria e lokalit).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri e llojit pistoletë e tipit “Zastava”, me një krehër pa fishek.

 

Aktualitet

Archives