Itali, gjoba kush e përdor gjuhën angleze në komunikim zyrtar

Qeveria e krahut të djathtë të Italisë ka kërkuar ndalimin e përdorimit të gjuhës angleze në komunikimin zyrtar.

Sipas së përditshmes italiane “lI Sole 24”, projektligji i paraqitur nga Fabio Rampelli, anëtar i dhomës së ulët të parlamentit italian nga partia në pushtet, Vëllezërit e Italisë, propozon një gjobë deri në 100 mijë euro për shkelje.

Rampelli argumenton se në gjuhën italiane po infiltrohen një numër në rritje i fjalëve angleze.

Legjislacioni i propozuar synon gjithashtu të ndëshkojë përdorimin e çdo gjuhe tjetër të huaj në komunikimin zyrtar.

Sipas së përditshmes, drafti përfshin tetë nene dhe dispozita.

Mes tyre është ngritja e një komisioni parlamentar për mbrojtjen, promovimin dhe zhvillimin e gjuhës italiane, e cila “është nën kërcënimin e Anglomanisë”.trt

Aktualitet

Archives