ISHP apel qytetarëve shqiptarë: Merrni të gjitha dozat e vaksinës, për mbrojtje ndaj COVID-19

Instituti i Shëndetit Publik i bën apel qytetarëve që të marrin të gjitha dozat e vaksinës ndaj COVID-19.

Sipas ISHP-së, dozat e vaksinës duhet të merren për të pasur një nivel maksimal të mbrojtjes ndaj COVID-19.

“Duhen rreth dy javë pas vaksinimit të plotë që trupi të krijojë imunitet të fortë ndaj COVID-19”, thekson ISHP.

Deri tani në vendin tonë janë kryer 2 460 076 vaksinime në total. Vaksinimi masiv anti-COVID vijon në të gjitha pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “derë më derë”.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

ata

Aktualitet

Archives