Ish-drejtoresha e shtëpis së fëmijës mbetet në burg

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtores së shtëpisë së fëmijës shkollore Albana Llazani për ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg”.  Në këtë mënyrë ish-drejtorja Llazani mbetet sërish në burg duke qënë se gjyqtarja Luveda Dardha në seancën që u zhvillua nuk pranoi që masën e sigurisë “arrest me burg” ta lehtësojë me një masë tjetër, kërkesë të cilën e kishte bërë prej kohësh avokati mbrojtës. Prokuroria nga ana e saj kundërshtoi kërkesën e avokatit për ndryshim të masës së sigurisë duke qenë se sipas organit të akuzës ka prova dhe fakte që provojnë fajësinë e Llazanit.

Aktualitet

Archives