Incizime të reja të krimeve të FETO-s gjatë tentimit të puçit në Turqi

Anadolu Agency (AA) ka siguruar pamje të reja të masakrës mbi civilët që puçistët e kryen gjatë tentimit për grusht shteti të cilin organizata terroriste FETO e kreu më 15 korrik të vitit 2016.

Bëhet fjalë për filmime në të cilat shihet se si puçistët të cilët gjatë tentimit për grusht shteti okupuan selinë e Shtatmadhorisë së Turqisë.

Kamerat vëzhguese në kompleksin e Shtatmadhorisë incizuan edhe momentin kur puçistët vranë një civil në një makinë të blinduar.

Regjistrimet janë përfshirë edhe në materialin dëshmues në procesin gjyqësor që udhëheq Gjykata e 17-të Penale në Ankara. Bëhet fjalë për një proces lidhur me okupimin e Shtatmadhorisë gjatë puçit.

Puçistët gjatë okupimit të Shtatmadhorisë kanë përdorur tanke dhe autoblinda me të cilat bllokuan hyrjen në kompleks.

Autoblinda “Kobra” ishte vendosur mes dy tankeve. Menjëherë pas kësaj, dera e pasme u hap, ndërsa kamerat regjistruan se si puçistët brutalisht keqtrajtojnë një civil

Në incizimet po ashtu shihet se si puçistët, pas vrasjes, nga automjeti dhe pa rroba hedhin kufomën e të vrarit në rrugë.

Trupi i pajetë disa minuta ka qëndruar i shtrirë në tokë, ndërsa puçistët tjerë ecnin lirshëm pranë tij.

Vrasësit më vonë u kthyen në vendin e krimit dhe me urdhër të puçistëve kufomën e të vrarit e dërguan në drejtim të shkurreve. Tre orë e gjysmë më vonë autoblinda “Kobra” sërish është kthyer në vendin e krimit, ndërsa puçistët ngutësisht kërkonin kufomën e të vrarit.

Puçistët e tjerë i dërguan ata në vendin ku ishte vendosur trupi, ndërsa ata e kontrolluan dhe e larguan atë nga ai vend.

Organizata terroriste FETO në vitet e 70-të shekullit të kaluar filloi që njerëzit e saj t’i infiltrojë në institucionet e sigurisë së Turqisë, që në vitet e 80-ta në masë të konsiderueshme formoi piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve. Përfundimisht më 15 korrik të vitit 2016 kryen tentativën për grusht shteti me qëllim të prishjes së rendit kushtetues dhe përmbysjes së pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

Gjatë tentimit për grusht shteti në Turqi janë vrarë 251 persona, ndërsa janë plagosur 2.200 persona. Institucionet kompetente turke kandë ndërmarrë luftë të gjerë kundër organizatës terroriste në krye të së cilës është Fetullah Gulen.

Aktualitet

Archives