Hoti: Të votohet Demarkacioni, pastaj të dorëhiqet Qeveria

Kosovars wave the flag of independent Kosovo which was unveiled at the parliament after the declaration of independence from Serbia on February 17, 2008 in Pristina. The flag depicts a yellow outline of the newborn European nation on a dark blue field, accompanied by six stars. With yelps of joy, and tears in many eyes, Kosovo Albanians embraced independence Sunday as they poured back onto the streets of the capital Pristina that basked in wintry sunshine. AFP PHOTO/ARMEND NIMANI (Photo credit should read Armend Nimani/AFP/Getty Images)
Lidhja Demokratike e Kosovës në konferencën  javore ka bërë të ditur se kjo parti është duke punuar për hartimin e një platforme të re qeverisëse.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti tha se  vetëm LDK  ka mbetur gardiane e shtetit ligjor në Kosovë, duke bërë të ditur se po përgatiten për zgjedhje të reja.

Hoti ka folur dhe për mungesën e punës së Kuvendit të Kosovës, duke thënë që janë katër seanca të hapura në pamundësi për t’u përmbyllur për shkak se koalicioni është i shpërndarë.

“Në këtë situatë kur shumica parlamentare është e ndarë zgjidhja e duhur janë zgjedhjet e reja. Një çështje e mbetur pezull është Demarkacioni, më lejoni të përsëris se LDK-ja e përkrah këtë marrëveshje. Pas votimit të Demarkacionit, Qeveria duhet të japë dorëheqje, Parlamenti duhet të shpërndahet dhe ne të shkojmë në zgjedhje”, tha Hoti.

Ai ka treguar edhe për një nismë që ka ndërmarrë kjo parti sa i përket hartimit të një platforme të re për udhëheqje.

“Ne jemi duke punuar shumë në hartimin e një platforme të re qeverisëse, e kemi mbledh të martën grupin e ekspertëve. Një grup mbi 80 veta të grupeve të ndryshme, duke filluar nga ekonomia, arsimi, shëndetësia, politika e jashtme, siguria etj. Tash do jemi në terren në komuna të ndryshme për të biseduar me struktura tona, shoqëri civile dhe biznese për të marrë inputin e tyre për platformën e re”, u shpreh ai.

Sipas Hotit LDK do ta formojë grupin e ish-deputetëve të LDK-së, të cilët kanë punuar për Kosovën  në mënyrë që siq tha për të  ndihmuar në hartimin e kësaj strategjie të re të LDK-së.

Në këtë konferencë Hoti kërkoi edhe shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për pagesën e rrymës banorëve të veriut.

“Vendimi i fundit që është bukur skandaloz është 5 mars 2018, ndarja e 1 milion eurove për rrymën e shpenzuar nga komunat në Veri. Ne kemi dërguar kërkesë për interpelancë, ne presim që në fund të seancës të votohet për shfuqizimin e këtij vendimi”, u shpreh Hoti.

Aktualitet

Archives