Holandë, organizohet aktiviteti “Urdhëroni, unë jam musliman”

Në kuadër të aktivitetit të organizuar nga Federata Islame e Holandës (NIF) dhe Federata Vizioni Kombëtar Holanda Veriore (MGNN) në Holandë, janë shpërndarë informacione në lidhje me Islamin në 23 pika të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin me emër “Urdhëroni unë jam musliman” i organizuar veçanërisht në qytete të mëdha, në 17 qytete të ndryshme, 250 vullnetarë shpërndanë 27 mijë trëndafil dhe broshura rreth Islamit.

Idris Erdoğan në deklaratën për AA, në aktivitetin të cilin e ndoqën edhe mediat holandeze, tha se kanë për qëllim që holandezëve t’i tregojnë për Islamin nëpërmjet broshurave dhe trëndafilave, dhe të përmbysin paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve në vitet e fundit në Evropë dhe Holandë.

“Mendoj se është shumë mirë t’i afrojmë njerëzit njëri me tjetrin. Ka shumë keqkuptime dhe disa gjërat që kanë ndodhur. Njerëzit në përgjithësi nuk e njohin njëri-tjetrin. Më kryesorja është që të tregohet çfarë po ndodh dhe çfarë është përmbajtja e fesë”, tha holandezja Petra Warmerdam.

Gjithashtu edhe një vizitor holandez që nuk dëshiroj ta tregonte emrin, tha se “Është shumë mirë që shpërndahet edhe broshura që tregojnë për Islamin menjëherë pas trëndafilit. Kam kolegë muslimanë, disa gjëra tashmë i di. Jam kundër injorimit të dikujt para se të dimë diçka për atë. Para se të shikojmë fenë duhet shikuar se është njeri”.

Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Denk e cila në zgjedhjet e fundit lokale në Holandë arriti një sukses të madh, Tunahan Kuzu, ishte ndër pjesëmarrësit e aktivitetit.

“Që katër vjet, prej atëherë kur filloi projekti kam marrë pjesë dhe e vlerësoj. Si muslimanë evropianë duhet të bëjmë gjithçka për të shkatërruar imazhin e keq ndaj muslimanëve në botën perëndimore”, tha ai.

Aktiviteti gjithashtu u organizua edhe në 200 pika të tjera të shumë shteteve tjera të Evropës, në mesin e të cilëve Gjermania, Austria, Zvicra, Belgjika, Franca, Danimarka, Suedia, Norvegjia, Italia si dhe në Australi dhe në Kanada.

Aktualitet

Archives