Holandë, i arrestuari i dyshuar për terrorizëm qëndronte në konviktin e FETO-s

Zbulohet se i dyshuari terrorist, i cili u arrestua më 31 dhjetor në Holandë, ka qëndruar në një konvikt të lidhur me Organizatën Terroriste FETO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave holandeze, personi 24 vjeçar që u arrestua me dyshimin për lidhje me terrorizmin ditën e hënë duke punuar në një institucion të mirëmbajtjes së shtëpive në qytetin Rotterdam, qëndronte që prej 1 viti në konviktin Akyazılı të lidhur me FETO-n.

Policia holandeze e cila ka zhvilluar një operacion në konviktin në Rotterdam, ka konfiskuar disa sende në dhomën ku qëndronte i dyshuari për terrorizëm.

Aktualitet

Archives