Haradinaj nga Vlora: Hapja e temës së kufijve, është e papranueshme për mua

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së sotme në qytetin e Vlorës, iu përgjigj interesimit të gazetarëve për temën e shumë debatuar këto ditë të korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Ai nënvizoi se, hapja e temave ose e temës së kufijve është e papranueshme për të. Duke u shprehur se, sot, në Vlorë, ai do të jetë i kujdesshëm në deklarimet e tij, Kryeministri Haradinaj iu referua historisë së Ballkanit, e cila pasqyrohet edhe në realitetin e sotëm të kufijve mes shteteve.

“Për fat të keq për popujt e Ballkanit, luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është krejtësisht rezultat i atyre epilogjeve të këtyre luftërave. Prandaj, ne duhet të konsiderojmë arritjet tona, pra,  Shqipërinë dhe Kosovën dhe kudo ku janë shqiptarë. Hapja e temave ose e temës së kufijve, është e papranushme për mua”, nënvizoi ai për gazetarët e mediave të Shqipërisë dhe të Kosovës, që ndoqën vizitën e tij në Vlorë.

Duke ju referuar të gjitha deklaratave që janë bërë këto ditë për këtë temë, Zoti Haradinaj iu përgjigj në mënyrë simbolike, duke theksuar qëndrimin e tij dhe vendosmërinë për të hequr doganën mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Ajo që unë jam pro deklaratave për këtë qëllim është që në 1 janar të heqim doganën mes Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, duke iu përgjigjur një pyetjeje të ATSH-së lidhur me temën e korrigjimit të kufijve dhe atë se çfarë do të ndodhë më tej pas deklaratave të këtyre ditëve, Kryeministri Haradinaj theksoi se, ato kanë në bazë retorikën politike.

“Me qëllim po e devijoj pyetjen tuaj dhe theksoj se ajo është një retorikë politike. Beogradi bëri një retorikë, Prishtina bëri një kundër retorikë, një kundërpërgjigje. Në fund do të thosha se, kufijtë , nuk lëvizin me fjalë”, citoi ai qëndrimin e vet, ndërkohë që shtoi se, “Kufijtë janë vendosur si rezultat i ndarjes në epilogjet e luftërave”.

Ai përshëndeti Kryeministrin, Edi Rama, gjithë institucionet e Shqipërisë, gjithë politikën shqiptare edhe atë në opozitë, duke theksuar se, “Shqipëria është Atdheu ynë dhe duhet të jemi të gjithë pranë njeri tjetrit”.

Haradinaj vlerësoi edhe një herë vizitën e tij në qytetin e Vlorës, në atë që e cilësoi “Zemrën e shqiptarëve”, duke theksuar se do të donte të ishte këtu në çdo ditë të vitit.

“Sot jam vlonjat dhe ndihem më shumë se çdo herë shqiptar. Jam në Vlorë, në zemrën e shqiptarëve” u shpreh Haradinaj. Ai falënderoi Zotin Dritan Leli dhe stafin e tij, duke e falenderuar në emrin e tij dhe të popullit të Kosovës, për mundësinë për të qenë bashkë në nderim të historisë sonë të lavdishme e të çmueshme, por, siç u shpreh ai “.. edhe për mundësinë që ne, të ndërtojmë të ardhmen tonë po kaq të lavdishme, duke qenë më afër njeri tjetrit. Do të jemi çdo herë e më afër”.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë për të ardhur në Vlorë, për të pushuar në Vlorë. “Për mua, nuk do të kishte ditë të vitit që nuk do të vija në Vlorë, sot jam shumë i nderuar që jam. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve kudo ku janë edhe atyre në diasporë, që të vijnë në Vlorë, në zemrën tonë. Jam i bindur që duke qenë më afër njëri tjetrit, e ndihmojmë veten”, citoi ai.

Nga ana e vet, kryebashkiaku, Dritan Leli, e cilësoi historike vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në qytetin e Vlorës.

“Sot, në Vlorë, në një ceremoni simbolike, jemi të gjithë së bashku duke vlerësuar njeriun më të madh të Kombit, Ismail Qemalin. Unë jam i bindur se, çdokush me veprën që bën, në fund fare mund të bëjë histori. Ismail Qemali, bëri historinë e madhe të shqiptarëve dhe ne jemi sot duke e vlerësuar së bashku, duke u përpjekur që, secili nga ne, në rrugën e vet të bëjë historinë e tij për të mirën e vendit për të mirën e Shqipërisë”, theksoi Leli, duke e falënderuar kryeministrin Haradinaj për vizitën e tij në qytetin e Vlorës.

Gjatë vizitës në Vlorë, Kryeministri Ramush Haradinaj, bëri homazhe dhe vendosi një kurorë në varrin e Ismail Qemalit, në Lulishten pranë Sheshit të Flamurit, ndërkohë që vizitoi edhe Muzeun Kombëtar të Pavarësisë dhe atë Historik të qytetit.

Gjatë vizitës së Kryeministrit Ramush Haradinaj në Vlorë, ishtei i pranishëm edhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Ata

Aktualitet

Archives