Haki Çako ultimatum vartësve: Do shkarkoheni po u shoqëruat me kriminelë!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka mbledhur në një takim të gjithë shefat e hetimit të të gjithë Shqipërisë, për t’i dhënë njëultimatum.

“Kush shoqërohet me persona të inkriminuar do të shkarkohet nga detyra”, mësohet të ketë thënë Çako.

Kohët e fundit, Policia e Shtetit është vënë në qendër të akuzave për shkak të kompromentimit të disa efektivëve me elementë të njohur të botës së krimit. albeu

Aktualitet

Archives