Gripi stinor merr një tjetër jetë

Një 76 vjeçar është viktima e katërt që humb jetën si pasojë e komplikacioneve të gripit në këtë sezon në Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës 76 vjeçari  nga Tirana, po kurohej që prej dates 5 janar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Në njoftimin e kësaj ministrie bëhet e ditur  se ai ka ndërruar jetë mbrëmë. 76 vjeçari mësohet se ishte shtruar në Sanatorium me pneumoni dhe insuficencë respiratore. Ndërkohë ai kishte dhe sëmundje pulmonare kronike, diabet dhe ishte pas një By Passi kardiak. Sipas  mjekëve mostrat e analizave të ekzaminuara nga ISHP, treguan se ka rezultuar pozitiv për virusin e gripit të stinës A H3 N2.

Aktualitet

Archives