Google dhe Levis kane prezantuar bashkepunimin e pare te tyre te quajtur ‘Project Jacquard’ qe sjell kemishen e mençur.
Kjo teknologji e kompozuar prej thurjes se materialeve ne nje veshje multi-aktive e cila eshte e ndjeshme ndaj prekjes, ashtu sikur ekrani i telefonit tuaj te mençur.
Duket sikur nje ide e çmendur megjithate produkti do te prezentohet kete vit si produkti i njohur Levis Commuter e ndёrthurur me teknologjine Jacquard.
Permes pulles se Bluetooth dhe xhepit interaktiv, pjesa e majte e dores se kemishes mund te komunikojё me telefonin tuaj permes levizjeve te caktuara, te cilat ju mund t’i zgjedhni vetё per te komunikuar me aplikacionet e caktuara.
Demo videoja shfaq se si permes levizjeve te kemishes mund te pershtatni volumin e muzikes, nderroni kengen ne liste, si dhe te perdorni levizje tjera per t’u drejtuar ne destinacionin e caktuar me Google Maps.
Te gjitha keto mundesi jane me se shumti te pershtatura per çiklistet, te cileve u mundesohet perdorimi i telefonit ne menyre te sigurt gjate vozitjes se biçikletes.