Google dhe Apple aplikacion për gjurmimin e COVID-19

Apple dhe Google vendosën në dispozicion të autoriteteve shëndetësore në botë zgjidhjen e tyre për të krijuar një aplikacion për gjurmimin e kontakteve kundër koronavirusin, njoftuan sot ata.

“Duke nisur nga sot, teknologjia jonë është e disponueshme për agjencitë e shëndetit publik në iOS për Apple dhe Android për Google, dy sisteme funksionimi të smartfonëve dominues në botë”, theksuan  Google dhe Apple në një komunikatë të përbashkët.

“Ajo që ne kemi krijuar nuk është një aplikacion, por më shumë një interferencë programacioni (API) që agjencitë shëndetësore të mund të integrohen në aplikacionet e tyre”, theksuan dy gjigantët.

Prandaj, topi është tashmë në fushën e zhvilluesve kombëtarë për të ndërtuar një aplikacion për smartfonët duke nisur nga kjo platformë.

Në Evropë, shumica e shteteve po shkojnë drejt një aplikacioni të bazuar në mjetin e siguruar nga Apple dhe Google, por Franca dhe Britania e Madhe veçanti kanë zgjedhur një qasje të ndryshme.

Sipas Google dhe Apple, 22 vende në 5 kontinente kanë kërkuar të kenë akses në ndërfaqen e tyre programuese, dhe ata presin kërkesa të mëtejshme në javët e ardhshme.

Ata

Aktualitet

Archives