Gjykata Kushtetuese i heq mandatin deputetit socialist Koço Kokëdhima

Gjykata Kushtetuese ka vendosur heqjen e mandatit të deputetit të PS-së Koço Kokëdhima, të paditur nga PD për përfitim nga fondet publike, përmes pjesëmarrjes në tendera të kompanive të tij. Disa ditë më parë Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në një seancë të gjatë pretendimet e opozitës dhe ato të vetë deputetit Kokëdhima, në një seancë ku ishte i pranishëm dhe ai. Duke folur në Gjykatë, Kokëdhima tha se shuma për të cilën bëhej fjalë ishte vetëm 2 milion lekë.

“Nuk kam prishur kontrata se kishin afat të përcaktuar, por nuk jam përfshirë në përfitime nga shteti. Është 2 mln lekë vlera totale e 150 kontratave që më akuzojnë-tha Kokëdhima.
Pas zbardhjes së këtij vendimi nga Gjykata Kushtetuese, ai merr formë të prerë dhe duhet të zbatohet menjëherë nga KQZ. Pikërisht ky institucion i heq Kokëdhimës mandatin e deputetit dhe ia kalon atë z. Edmond Leka, sipas listës shumëemërore të kandidatetëve për deputetë në qarkun e Vlorës.

Aktualitet

Archives