Gjykata e rrethit Shkodër vendos arrest me burg për pesë zyrtarë

Gjykata e Shkodrës vendosi arrest me burg për pesë zyrtarët e arrestuar mbrëmë për abuzim në shtëpinë e fëmijës. Të arrestuarit janë ish Drejtoresha  Albana Llazani dhe katër punonjës të tjerë të jetimores. Ato akuzohen per keqtrajtim të të miturit dhe shpërdorim të detyrës. Gjatë hetimeve paraprake të kësaj çështjeje janë pyetur të gjithë femijët e institucionit dhe te qëndrës Rezidenciale të Femijëve Shkollorë 6-18 vjeç. Paraprakisht rezulton se fëmijët janë dhunuar psikologjikisht e fizikisht. Në të njëjten kohë, drejtori i qendrës Gëzim Mahmutaj tha se presim rezultatet e hetimit për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Sipas prokurorisw, nga hetimi i deritanishëm është zbuluar edhe një fakt tejet i rëndë. Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.

Aktualitet

Archives