Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë dy të arrestuar për zjarrvënie në malin e Shëngjinit.

Tre ditë më parë, policia arrestoi shtetasit Ardit Ujka dhe Milton Ivanaj. Mësohet se të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

Gjykata e Lezhës i ka lënë të lirë dy të arrestuar e zjarrvënies së qëllimshme në malin e Shëngjinit. Ndaj tyre gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje”.

Në malin e Shëngjinit u dogjën dhjetëra hektarë shkurre dhe pisha si dhe u rrezikuan edhe banesat aty pranë.

Aktualitet

Archives