Gjykata e Apelit kthen në detyrë Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako

Haki Çako kthehet në detyrën e Drejtorin e Policisë së Shtetit.
Vendimin për kthimin në detyrë e dhanë tre gjyqtarët, relatorja Maria Qirjazi dhe anëtarët Ervin Metalla dhe Fiqiretee Mullai.
Seancan gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ku gjykata nuk lejoi median të dëgjoi argumentet e prokurorisë që kërkuan të mbetet në fuqi vendimi I pezullimit nga detyra e drejtorit Çako dhe kundërshtimet e mbrojtjes.
Debatet gjyqësore, zgjatën rreth dy orë, ku tre gjyqtarët u bindën se vendimi i GJykatës së SHkallës së PArë të firmosur nga kolegu Arjan Aliaj ishte i paligjshëm. Për këtë fakt, atë vendosen shfuqizimin e tij duke rikthyer në detryë drejtorin e policisë së shtetit Haki Çako.
Burimet thonë se tre gjyqtarët nuk lexuan arsyetimin e këtij vendimi, por vetëm shkurtimin e saj që u bë i ditur edhe për mediat nga kryesekretaria.
Në dalje të gjykatës, avokati mbrojtës tha se vendimi ishte I drejtë pasi nuk ka dyshime të arsyeshme se Haki Çako ka kosnumuar veprën penale për të cilën akuzohet nga prokuroria.
Haki Çako u pezullua nga detyra më 6 qershor nga Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorisë. Sipas akuzës, Çako dyshohet se ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, nuk ka menaxhuar dhe administruar një aparaturë përgjimi, e cila ishte sjkell nga Italianët me arsyetimi e trajnimit. Por, që dyshohet se me atë aparaturë, oficerët e policisë kanë kryer përgjime të paligjshme. Për këtë sakandal të përgjimeve, janë arrestuar edhe shefi Ii forcave të posaçme operacionale Artion Duka dhe përgjegjësi I IT-së Ention Xhelilaj.

Aktualitet

Archives