Gjyakata e Apelit p5 krime të rënda le në burg grabitësit e Rinasit

Pesë të arrestuarit për grabitjen e rinasit do të vijojne të jenë nën të  njëjtën masë sigurie. Pasi gjyakata e Apelit për krime të renda shpalli moskopotencë për shqyrtimin e masave te sigurisë për të pesë të arrestuarit

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shpalli moskompetecë për shqyrtimin e masave të sigurisë për 5 të arrestuarit për  grabitjen ne pisten e Rinasit.
Kjo me argumentimin se shperdorimi i detyrës, akuza që rendon mbi të arrestuarit për grabitjen në Rinas, nuk shqyrtohet në këtë gjykatë.  Por kjo ceshtje i takon  shqyrtim gjykatës së Apelit Tiranë .  Keshtu,  Bledar Blloshmi, Fadil Jonuzaj, Kujtim Picari, Arben Karafili  do të vijojnë të qendrojnë në burg. Ndersa Vangjell Nikolla në arrest shtëpie.
Megjithatë, prokuria e krimeve të rënda do të  bëj rekurs në gjykaten e lartë.  Sipas organit të akuzës grabitja spektakolare e parave në pistën e Rinasit nuk mund të hetohet nga një prokurori tjeter. Sipas akuzës të arrestuarit  në bashkepëunim me njëri-tjetrin dhe role të ndryshme nuk kanë marre masa për të rritur sigurinë në aeroportin e Rinasit nga ana tjeter, edhe avokatet e të arrestruarve do të bejne rekurs në gjykaten e lartë pasi pretendojnë se klientet e tyre nuk kane lidhje me grabitjen.
Vjedhja me armë ndodhi mesditen e 30 qershorit në pisten e rinasit. 3 persona të armatosur dhe të maskuar hynë me një makine tip Mercedes Benz ne pisten e aeroportit, ne momentin qe parate po transferoheshin në një avion, me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”.

Aktualitet

Archives