Gjermania, apel për përmbajtje në tensionin ShBA&Iran

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Rainer Breu në konferencën për mediat që organizoi në Berlin vlerësoi edhe deklaratën e presidentit amerikan, Dunald Trump “Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit“, të cilën ai e ka bërë përmes një postimi në Twitter.

Ne e dënojmë hapur sulmin me raketa që ndodhi në Zonën e Gjelbër në kryeqytetin e Irakut, Bagdad,- deklaroi Breu dhe u bëri thirrje të gjitha palëve për të vepruar me kujdes, me qëllim për të mos e acaruar edhe më shumë situatën.

“Ne jemi kundër ashpërsimit të retorikave”,- tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, duke shtuar se janë kundër shkallëzimit të kërcënimeve në mënyrë reciproke.

Të enjten, “New York Times” citonte burime të inteligjencës të thonin se Irani kishte vendosur së fundmi në Gji anije ushtarake [të armatosura me raketa-hedhës] duke e rritur frikën e konfliktit të mundshëm.

Aktualitet

Archives