Gjermani – Sulm ndaj shoqatës turke për arsim

Në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë personat e panjohur i vënë zjarrin godinës së Shoqatës Turke për Arsim.

Në orët e hershme të mëngjesit personat e panjohur sulmuan me gurë dhe i vënë zjarrin godinës së një shoqate turke në qarkun Neukolln, ku në masë të madhe jetojnë qytetarët turq.

Zjarri është shuar nga personat që ndodheshin përreth, kurse në trotuarin përpara shoqatës, dritaret e së cilës janë thyer, është shkruar “Kryengritje për Afrinin”.

Sulmuesi apo sulmuesit në trotuaret e rrugës ku ndodhet shoqata shkruan slogane të PKK-së dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.

Kryetari i Shoqatës Turke për Arsim në Berlin, Rüştü Kam, tha se sot në orët e hershme të mëngjesit është njoftuar nga policia që ndërtesa e shoqatës është goditur me gurë dhe i është vënë zjarr dhe se zjarri është shuar nga fqinjët.

Pas sulmit, policia, e cila doli në vendin e ngjarjes, i mori deklaratat e dëshmitarëve okularë dhe i hetuan pamjet e kamerave të sigurisë që ndodhen brenda shoqatës.

Bëhet e ditur se policia ka filluar hetimet në lidhje me rastin.

Aktualitet

Archives