Gazetari i RAI hyn në plantacionet me kanabis në Krujë

Televizioni publik në Itali, RAI, ka transmetuar një reportazh për plantacionet me kanabis të Shqipërisë, të titulluar “bari i fqinjit”. Gazetari Leonardo Zellino ka mundur të hyjë në disa zona të mbjella me drogë. Ai thotë se Kruja është shndërruar në zemrën e marijuanës në Shqipëri dhe se në malet e kësaj zone droga gjendet kudo. Zellino shpjegon se kultivuesit kanë ngritur sisteme të sofistikuara të vaditjes. Ai ka intervistuar edhe disa punëtorë të kanabisit, të cilët i tregojnë se sa fitojnë dhe si arrijnë ta trafikojnë drogën. Njëri prej tyre i thotë se për çdo rrënjë, ai merr 60 % të fitimit, ndërsa policia 40 %. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i pyetur për këtë akuzë, përgjigjet duke bërë pytjen: Nëse ju në Itali gjeni një plantacion me 180 mijë rrënjë, do të thotë se policia atje është e korruptuar?

Aktualitet

Archives