Gara për kryetarin e SPAK/ Tri kandidatët përballë KLP: Ndëshkim për këdo që ka shkelur ligjin

 Ka nisur intervistimi i tri kandidatëve për të marrë rolin e drejtuesit të Prokurorisë Speciale (SPAK). Sipas programit të paracaktuar nga KLP,  Altin Dumani  është i pari që ka dalë para KLP, ndërsa pas tij, janë Arben Kraja dhe Edvin Kondilli.

Altin Dumani, i cili paraqiti i pari platformën e tij në drejtimin e këtij institucioni, theksoi se  e gjithë struktura duhet të jetë e specializuar dhe të bashkëpunojë për një qëllim: përfaqësimin sa me të plotë të çështjeve.

“SPAK do të jetë një strukturë e aftë, e besueshme nga shqiptarët. Përgjegjshmëria në trajtimin e çështjeve është thelbësore për SPAK. SPAK do të bëjë të mundur që çdokush që ka shkelur ligjin, kushdo qoftë ai do ndëshkohet. SPAK do të godasë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo prokurori do godas paligjshmërinë. Do bëjë të mundur një Shqipëri që kush shkel ligjin do të dënohet. Fokus i veçantë do jetë bashkëpunimi me qytetarët. Dështimi i Prokurorisë së Posaçme nuk do të jetë asnjëherë një vizion”-, tha ai.

“Në prokurorinë e posaçme duhet që prokurorët të ndahen sipas specializimeve që ata kanë. Duhet të fillohet me dy seksione, seksioni për hetimin e krimit të organizuar dhe hetimin e zyrtarëve të shtetit”, tha ai.

“Hapi i parë, brenda javës së dytë të punës është fillimi i procedurës së përzgjedhjes së BKH. Ky institucion është si një mushkëri që furnizon me ajër SPAK. Pa këtë puna jonë do të vështirësohet”-, tha Dumani.

“Javën e dytë të punës do të bëj njoftimin, ftesën për aplikim për drejtor të BKH. SPAK do të synojë të ketë në administratën e saj njerëz profesionist, me integritet të lartë. Do të jem shumë kërkues ndaj kritereve për përzgjedhjen e administratës. BKH duhet të ketë njerëz me integritet të mirë moral. Na është premtuar se kategoria e pagave do jetë në nivel të kënaqshëm. Unë do mëshoj shumë për të gjetur ekspertë të motivuar, që duan të punojnë e nuk kanë parësore anën financiare. Ta shohin këtë institucion si parësor. Ky vend ka njerëz të tillë, shpresojmë të thithim këtë kategori. Pas zgjedhjes së kreut të BKH, fokusi do të kaloj te zgjedhja e pjesëtarëve të BKH”-, theksoi Dumani.

Ai, duke ju përgjigjur interesit të anëtarëve të KLP, rreshtoi dhe pikat e forta dhe të dobta të. “Pika ime e fortë është eksperienca 20 vjeçare në luftën kundër krimit të organizuar. Kam kaluar mbi 4 000 dosje ku jam përballur me gjithë ngjarjet e mundshme në gjithë territorin. Karriera ime është fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar, e kam demonstruar këtë, kam qenë drejtues i Krimeve të Rënda. Kam qenë 9 vjet i mbrojtur nga policia e shtetit por kam vazhduar pa u trembur nga presionet. Kam një pikë e dobët: menaxhimi i kohës deri aty ku harroj çdo gjë tjetër dhe familjen për të përmbushur misionin tim”-, tha Dumani.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, pyeti Dumanin se si do te pajtoni ju detyra tuaj me kërkesat e publikut për transparencë në institucionin që ju mund ta drejtoni.

“Në vizionin tim kam shprehur mendimin tim për marrëdhëniet me publikun, në faqen e SPAK do të ketë një seksion “ankesat nga publiku”. Puna e SPAK do të jetë në qendër të vëmendjes së medias dhe publikun. Koordinatori për media do të qartësojë publikun për detyrat e SPAK”-, tha Dumani.

Duke iu përgjigjur interesit të anëtarëve të KLP, Dumani tha se “pritet një fluks i lartë pune në SPAK me një numër të kufizuar prokurorësh. Kujdesi i parë është ngarkimi i panevojshëm  i SPAK me lëndë të panevojshme për natyrën e saj. Prioritetet do të ndahen sipas seksioneve: prokurorë për hetim korrupsionit dhe prokuror për hetim të krimit të organizuar sipas specializimit të tyre. Gjithë struktura të jetë e specializuar dhe të bashkëpunojë për një qëllim: përfaqësimi sa më të plotë të çështjes”-, theksoi Dumani para KLP.

“Pritshmëria e publikut është e drejtë. Plotësimi i administratës së SPAK do të kërkojë kohën e nevojshme sepse ata do ti nënshtrohen vetingut. Por,  vlerësoj se ky grup prokurorësh mund ta bëjnë ndryshimin. Shoh prokurorët të motivuar dhe rezultatet do të vijnë. Unë besoj fort se pas 3 viteve ky vend do të ketë një strukture funksionale me rezultate të prekshme”-, theksoi Dumani.

“Ne planin tim kam parashikuar këtë mënyre. Drejtuesi do të udhëzojë shpërndarjen e çështjes në mënyrë të barabartë, por sipas specializimit të prokurorisë. Nuk jam për të shmangur shortin, të gjithë janë të motivuar për të kryer detyrën e tyre. Do të jem si roje për të parë përmbushjen e detyrimeve, duke respektuar pavarësinë e tyre. Unë mendoj se pavarësia duhet të lidhet me përgjegjshmërinë. Parimi është që çështjet të ndahen me short për secilin prokuror. Në kulturën time të drejtimit, ky ka qenë qëllimi im kryesor, pra t’i bëjë prokurorët të ndihen pjesë e çështjes në çdo etapë të saj-, theksoi Dumani.

Në vitin 2004 kur unë isha njëri nga zv drejtuesit e prokurorisë së krimeve të rënda, ne vendosëm një traditë që unë e kam ndjekur besnikërisht . Në momentet kur do vendosej se do ndërhyhej me aplikimin e një mase sigurimi, bëhej një tryezë diskutimi në të cilën merrnin pjesë drejtuesi i prokurorisë së krimeve të rënda, unë si zv drejtues i krimeve të rënda, prokurori i çështjes si dhe oficerët e policisë së shtetit në varësi se nga vinte referimi“, përfundoi Dumani.

Arben Kraja është kandidati i dytë që u intervistua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Gjatë fjalës së tij, Kraja  shprehu në mënyrë të përmbledhur vizionin e tij për drejtimin e SPAK.

“Ne jetojmë në një vend ku të gjithë i njohin të gjithë. Unë kam garancitë ligjore në vendimmarrje, e dyta përzgjedhja nga ana juaj e një grupi që ka plotësuar kushtet, dhe e treta vullneti për të zbatuar ligjin me korrektësi. Asnjëri nga ne nuk i ka borxh askujt”-, tha ai.

“Kemi dështuar në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë ose krimit te organizuar. Situata është shqetësuese. Nga pamja ligjore jemi të mbrojtur duket zbatimi korrekt i ligjit në praktike. Pavarësia e prokurorëve do të garantojë suksesin e këtij institucioni. Do të ngre sektorin e bashkëpunimit me ndërkombëtarët. Duhen rinovuar marrëveshjet me homologët, duhet vlerësuar nevoja edhe për kontakte të reja. Duhet të jemi serioz, profesional dhe të besueshëm, prokurorët i  kanë këto cilësi. Reforma nuk do të ishte realizuar pa kontributin e ndërkombëtarëve. I bëj thirrje misionit të drejtësisë së BE dhe SHBA të sjellin sa më shpejt ekspertë për të ngritur BKH-në”-, tha Kraja.

“Roli i medias është i rëndësishëm. Media ka detyrë të informojë publikun për cilësinë e produktit. Janë edhe burim informacioni për nisjen e hetimeve. Marrëdhëniet e mëparshme nuk kanë aty ku duhet, ka pasur ngurrim apo rrjedhje. Kjo ka ardhur nga një sjellje jo profesionale. Do të ketë një koordinator për raportin me median. E rëndësishme është që publiku duhet të informohet në kohë, aq sa lejohet nga sekreti hetimor, por edhe në fund të hetimeve”-, tha ai.

Arben Kraja u pyet nga anëtari Vate Staka se si do të plotësojë dy vendet e tjera të SPAK-ut, pasi ky institucion do ta nisë punën me 8 prokurorë dhe jo 10 sikur ishte parashikuar. “Nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP për nisjen e SPAK kemi vetëm 8. Kemi 2 mundësi ligjore për plotësimin; drejtuesi mund të caktojë një prokuror të përkohshmën që plotëson kriteret për të ushtruar veprimtari në SPAK. E dyta, drejtuesi i SPAK mund të kërkojë Prokurorit të përgjithshëm prokurorë për një detyrë specifike në SPAK.  E treta është shpallja e vendeve vakante ne SPAK nga KLP” tha ai. I pyetur nëse i plotëson cilësitë e një burri shteti, ai u përgjigj “Mendoj se jam i përshtatshëm për këtë pozicion sipas kritereve që Këshilli ka shpallur për këtë pozicion”.

“Gjithë struktura e hetimit do të funksionojë si një në drejtimin e prokurorit të çështjes. Parimi do të jetë punë në grup në një sistem kur çdo hallkë ka kontributin e vet për suksesin e një çështje. Drejtuesi ka mundësi të mbrojë para institucioneve buxhetin. Me argumentet e nevojshme, drejtuesi ka rolin për të mbrojtur të gjitha, nevoja operacionale të strukturës, investime në infrastrukturën e nevojshme për hetime. Brenda 6 muajve të para do të ngrihet qendra e përgjimeve dhe do të kërkojë financim të rëndësishëm. Buxheti për 2020 ka parashikuar 100 punonjës për SPAK dhe sasi të caktuara fondesh apriori, investime, paga, shpenzime operative, që besoj nga fundi i janarit apo në shkurt, drejtuesi duhet të rivlerësojë në raport me nevojat dhe të kërkojë një rivlerësim të buxhetit dhe numrit të punonjësve. Unë e kam një ide të qartë për hapat që duhen ndjekur dhe cfarë duhet bërë. Nuk bëhet me VKM struktura e pagave por me ligj. Nëse do të marrim pagat me VKM do të cenohet pavarësia e institucionit, duhet të kërkohet në Kuvend me ligj”-, theksoi Kraja.

Edvin Kondili kandidati i tretë për Kreun e SPAK, theksoi se garantimi total i pavarësisë së prokurorëve do të jetë kryefjalë e punës së tij.

“Ngritja e SPAK do të bezohet në objektiva konkrete në afate sa më të shpejta. Do të jap kontribut për krijimin sa më shpejt të BKH, është pjesë e pandashme e SPAK. Vetëm duke u krijuar sa më shpejt kjo, atëherë SPAK do të ketë mundësi të funksionojë në mënyrë totale dhe të realizojë pritshmëritë. Një tjetër objektiv është garantimi total i pavarësisë së prokurorëve”-, tha Kondili.

“Garantimi total i pavarësisë së prokurorëve, mentaliteti i ndryshuar i prokurorëve larg centralizimit të dikurshëm, janë objektiva të qarta të planit tim të punës”-, tha Kondili.

“Prokurori është përgjegjës për të gjitha veprimet e veta, për organizimin e veprimit për çështjet nën hetim, protokolle hetimore konkrete me afate të qarta hetimi. Puna në grup, një qëllim të përbashkët e gjithë SPAK: aplikimi i hetimeve proaktive për hetime pasurore”-, theksoi Kondili.

“Duhet të ndryshojmë mentalitetin e prokurorit. Objekt tjetër është shpejtësia në hetime. Një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. Hetimet do të bëhen me plane të qarta e afate. Uniteti puna në skuadër dhe harmonia mes hetuesve objektiv i imi”-, tha Kondili.

Duke iu përgjigjur interest për qasjen që do ketë Kondili për hetimin pasuror, ai tha se “Pasuria me origjinë kriminale është objekt i SPAK. Hetimi pasuror duhet të ndiqet nga i njëjti prokuror që ndjek hetimin penal. Hetimet proaktive duhet të kenë përparësi.  Hetimet financiare e pasurore do te kenë përparësi. Hetimi pasuror nuk duhet të jenë hetime të dorës së dytë. Hetimi pasuror çrrënjos strukturat e grupet kriminale duke i goditur asetet. Puna ne grup, një qëllim të përbashkët e gjithë SPAK-ut. Aplikimi i hetimeve proaktive për hetime pasurore.  SPAK fillon nesër, BKH kërkon pak kohë për tu formuar. Do të duhet bashkëpunim me Policine e Shtetit me njerëz të emëruar posaçërisht për këtë bashkëpunim. Do të bashkëpunohet me agjenci të tjera policore sepse do të ketë nevojë për mbarëvajtjen e hetimit”-, tha Kondili.

“Si drejtues administrativ SPAK, do të ndiqen të gjitha parashikime të ligjit për funksionimit të SPAK. Drejtuesi nuk mund të ndërhyrë në pavarësinë e prokurorit. Drejtuesi është prokuror dhe si i tillë do të jetë mbështetje për këtë strukturën. Ky bashkëpunim duhet të bazohet në një marrëdhënie reale midis të dyve, bazuar në besim, profesionalisht. Së bashku përgjigjen për një qëllim të përbashkët”-, tha Kondili. Ata

Aktualitet

Archives