Galaxy Note 7, pajisja që po “kryqëzon” Samsung

Gjigandi i teknologjisë Samsung ka ndaluar prodhimin e Galaxy Note 7, pas raportimeve se edhe pajisjet që zëvendësuese shfaqën sërish probleme me baterinë.

Sipas BBC, kompania ka vendosur që të ndalojë përkohësisht prodhimin e telefonit të saj më të ri, në mënyrë që të sigurohet se produktet e saj të jenë sërish të sigurta dhe cilësore.

Lëvizja vjen në një kohë kur rrjetet në Amerikë ndaluan se zëvendësuari apo shituri këto telefona.

Vetë Samsung deklaroi të hënën se do të tërhiqte dërgesat e Note 7 për të kryer inspektime më të hollësishme.

Firma koreano – jugore deklaroi në Shtator se smartphone –t e rregulluar ishin të sigurtë.

Por kjo ra poshtë kur shumë përdorues raportuan se edhe telefonat e dytë që kishin marrë, u përfshinë sërish nga flakët.

Në një deklaratë zyrtare, po gjatë muajit të shkuar, Samsung tha se problemi me nxehjen e baterisë jashtë normales vinte si pasojë e një gabimi të ‘rrallë’ në prodhim.

Aktualitet

Archives