Fillon në Kinë Samiti i Liderëve G20

Me pritjen e kryetarëve të delegacioneve nga Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe realizimin e fotografisë familjare filloi Samiti i Liderëve të G20-s në qytetin Hangzohu, ku Kina është vendipritës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sallën e konferencës arritën kryetarët dhe kryeministrat e shteteve dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare që janë ftuar për pjesëmarrje në Samitin e Liderëve G20 në Kinë në qytetin Hangzohu.

Presidenti kinez priti kryetarët dhe kryeministrat e shteteve dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare para sallës së kongresit në hapësirën ku janë të vendosur flamujt të shteteve pjesëmarrëse.

Pas pritjes, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, bashkë me homologun kinez, Xi Jinping, Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe, Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon kaluan në vendin e tyre në platformën e rezervuar për realizimin e fotografisë familjare.

Presidenti Erdoğan mori vendin në anën e majtë të presidentit të Kinës. Kurse në anën e djathtë të presidentit të Kinës qëndronte kancelarja gjermane Angela Merkel e cila do ta marrë kryesinë e G20 në periudhën e ardhshme.

Erdoğan zhvilloi një bisedë të shkurtër me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Poashtu në sallën e konferencës Erdoğan zhvilloi një bisedë edhe me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

Aktualitet

Archives