Festivali tradicional i Kafesë në Stamboll fillon në 7 tetor

Aktiviteti organizohet nga platforma “Türk Telekom Prime”.

Mysafirët do të jenë në gjendje të marrin pjesë në festival duke respektuar masat sanitare dhe epidemiologjike që janë marrë në kuadër të pandemisë së koronavirusit të lloji të ri (Covid-19).

Festivali i kafesë në Stamboll do të bashkojë dhe do të mbledhë në qendrën kulturore dhe argëtuese Küçükçiftlik Park markat më të mira të kafesë dhe dashamirët e kësaj pijeje të fortë.

Në kuadër të festivalit do të organizohen edhe seminare dhe atelie, trajnime profesionale, do të prezantohen teknikat e përgatitjes së kafesë në shtëpi, do të ketë ekspozita arti.

Vizitorët e festivalit gjithashtu do të kenë mundësi të provojnë kafe nga markat e ndryshme më të njohura.

Janë planifikuar koncerte nga 32 muzikantë, përfshirë emra të njohur si: Feridun Düzağaç, Can Bonomo, Jabbar, Gökhan Türkmen, Burak Kut, Vince The Moon, Hazi, Ece Barak, Melis Fiş, Kürşat Nayim, Ezgi Yelen, Ege Çubukçu, si dhe interpretues të rinj të talentuar.

Aktualitet

Archives