Etiketa “#WorldIsBiggerThan5” e Presidentit Erdogan bëhet “Trending Topic” në “Twitter”

Postimi i bërë në “Twitter” mbrëmjen e së martës nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan me etiketën “#WorldIsBiggerThan5” (bota është më e madhe se pesë), u “Trending Topic” (TT) në shkallë globale…

Postimi i bërë në “Twitter” mbrëmjen e së martës nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan me etiketën “#WorldIsBiggerThan5” (bota është më e madhe se pesë), u “Trending Topic” (TT) në shkallë globale.

Menjëherë pas fjalimit të tij në hapje të Debateve të Përgjithshme të sesionit 73. të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, kreu i shtetit turk bëri në median sociale një sërë postimesh nën etiketën “#WorldIsBiggerThan5”.

Etiketës “#WorldIsBiggerThan5” të Presidentit Erdogan i mjaftuan vetëm pak minuta për t’u bërë tema kryesore në “Twitter”.

“Ne duhet t’i bëjmë Kombet e Bashkuara një burim të drejtësisë dhe jo të mizorisë. Turqia po përpiqet me sa ka mundësi për një botë më të drejtë. I ftojmë të gjitha palët që të mbështesin përçapjet për zgjidhjen e qëndrueshme në Siri dhe të shfaqin një qëndrim parimor kundër organizatave terroriste. I ftoj të gjithë miqtë tanë që të veprojnë kundër organizatës terroriste gyleniste (FETO), e cila ndërmori tentativën për grusht shteti më 15 korrik 2016 dhe martirizoi 251 qytetarë tanët. Turqia mbështet lëvizjen e lirë edhe në aspektin tregtar, edhe në atë humanitar. Sikurse në çdo fushë të jetës, ne presim që të veprohet me përgjegjësi gjithashtu në ekonomi dhe tregti”, shkroi ai mes të tjerash.

Erdogani i shoqëroi këto mesazhe edhe me disa citime nga fjalimi i tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Aktualitet

Archives